Apple përdorë panelet Samsung OLED për iPhone Pro 2020

Mobile

Apple përdorë panelet Samsung OLED për iPhone Pro 2020

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:13
Foto ilustruese

Samsung duket se ka arritur sukses në përpjekjet për të bindur Appletë përdorë panelet Y-OCTA OLED të ndërmarrjes së Koresë së Jugut.

Vitin e kaluar kishte zëra se iPhone 2019 do të përdorte panelet e përmendura, por kjo nuk u realizua.

Tani ETNews raporton se Samsung do të jetë furnizuesi ekskluziv i paneleve OLED për iPhonët 5.4 inç dhe 6.7 inç.

Y-OCTA përdor teknologjinë e prekjes në qelizë, kështu që nuk kërkon një shtresë të veçantë të ndjeshme ndaj prekjes. Kjo e bën panelin e ekranit më të hollë dhe më pak të shtrenjtë për t'u prodhuar.

Samsung thuhet se është e vetmja kompani që mund të prodhojë në masë panele të tilla në kapacitetet që i duhen Apple.

Apple pritet të lëshojë dy iPhone të tjerë vitin e ardhshëm, duke përfshirë iPhone SE 2, i cili do të përdorë një ekran LCD me 4.7 ", si dhe iPhone 12 standard me një panel OLED 6.1 inç.

Për dallim nga modeli Pro, Apple do të porosisë panele OLED për iPhone 12 nga Samsung dhe LG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat