A do jetë ky dizajni i Samsung Galaxy S11?

Mobile

A do jetë ky dizajni i Samsung Galaxy S11?

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:44
Ilustrim

Konceptet vizuele të serisë së ardhshme Samsung Galaxy S11 tashmë kanë filluar të shfaqen.

Secila prej pajisjeve tregoi një model xhami të lakuar, një modul të ri kamerash në pjesën e prapme të pajisjes dhe një prizë të kufjeve jo-ekzistente apo të hequr.

Këto janë vetëm thashetheme, megjithatë një rrjedhë tjetër e re mund të konfirmojë dizajnin e ri, transmeton Telegrafi.

Slashleaks kohët e fundit ka postuar disa imazhe që përfshijnë Samsung Galaxy S11e dhe Galaxy s11 të rregullt.

Mbështjellësit e ekranit për pajisjet e ardhshme, na tregojnë gjithçka që kemi parë deri tani.

Shohim të njëjtin modul kamerash, të njëjtin vendosje dhe të njëjtin numër senzorësh që kemi parë në rrjedhjet e mëparshme.

Ekrani në të dy pajisjet ka të njëjtën sistemim kamerash, i cili mund të na bëjë të besojmë se këto koncepte mund të jenë një lloj konfirmimi jozyrtar.

Thuhet gjithashtu se këto pajisje nuk do të jenë në gjendje të kryejnë njohjen 3D të fytyrës, pasi ato tregojnë vetëm një aparat fotografik në ekranet e tyre, por nuk dihet ende.

Sidomos pasi kemi dëgjuar thashethemet që thonë se këto pajisje madje mund të përfshijnë më shumë se një sensorë ToF, ndoshta një për të ndihmuar kamerën selfie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat