iPhone të 2020 mund të vijnë me bateri edhe më të mëdha

Mobile

iPhone të 2020 mund të vijnë me bateri edhe më të mëdha

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 00:53
iPhone

Me lansimin e iPhone 11, Apple prezantoi bateri më të mëdha për kënaqësinë e shumë prej përdoruesve të tyre.

Jeta e baterisë në iPhone ka qenë disi e diskutueshme me kalimin e viteve dhe shumë ishin befasuar këndshëm kur iPhone-ët e ri sollën një rritje të konsiderueshme në jetën e baterisë.

Nëse po planifikoni të blini iPhone-et e vitit 2020, kemi disa lajme të mira për ju sepse sipas një raporti nga The Elec, iPhone-et e vitit 2020 pritet të vijnë me një bateri edhe më të madhe.

Raporti pretendon se Apple pritet të përdorë një modul të personalizuar të mbrojtjes së baterisë që me sa duket do të jetë 50% më i hollë dhe më i vogël se moduli aktual.

Si rezultat, kjo do të çlirojë mjaft hapësirë brenda vetë telefonit, e cila nga ana tjetër mund të përdoret për të futur një bateri më të madhe.

Saktësisht sa më e madhe mbetet për tu parë, por prapë se prapë janë lajme të mirëseardhura.

Ka pasur disa artikuj që kanë atribuar këtë ndryshim në modelim pasi që Jony Ive ka lënë Apple.

Mjeshtri i dizajnimit ishte i njohur për shtytjen e dizajneve më të holla se kurrë, gjë që e bëri të vështirë për të futur bateritë më të mëdha brenda iPhone.

Sidoqoftë, pasi Ive nuk është më pjesë e Apple, disa pretendojnë se kjo i ka lejuar kompanisë të krijojë pajisje që mund të jenë pak më të trasha për të akomoduar bateri më të mëdha.

iPhone-t e vitit 2020 janë përfolur gjithashtu që do të vijnë me një sensor të gjurmëve të gishtërinjve në ekran, së bashku me mbështetjen për 5G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat