LG V60 ThinQ 5G me dy ekrane, lansohet në MWC 2020 - Bota Sot
LG V60 ThinQ 5G me dy ekrane, lansohet në MWC 2020

Mobile

LG V60 ThinQ 5G me dy ekrane, lansohet në MWC 2020

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 23:53
LG V60 ThinQ 5G

Korea Herald është e sigurt se LG do të zbulojë telefonin me ekranin e dyfishtë V60 ThinQ 5G, në MWC 2020 të ardhshëm në Barcelona, që mbahet në fund të shkurtit.

Kjo nuk është befasi pasi kompania zbuloi V50 ThinQ, telefonin e parë 5G të tyre, në të njëjtën ngjarje këtë vit.

Sa i përket pjesës me ekran të dyfishtë, LG ka shumë të ngjarë të vazhdojë rrugën me Dual Screen, prezantuar me V50 ThinQ, dhe përsosur me G8X ThinQ (imazhi më sipër).

Raporti, ndërsa nuk përmend asgjë në lidhje me specifikat e mundshme, megjithatë, sugjeron që aksesori i ekranit të dyfishtë do të ketë një “strukturë të palosshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat