Ja se si parashikohet të duket telefoni i ri nga Google, Pixel 4a

Mobile

Ja se si parashikohet të duket telefoni i ri nga Google, Pixel 4a

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 00:13
Pixel 4a

Google këtë vit prezantoi një linjë të re të pajisjeve Pixel, me Pixel 3a dhe 3a XL, që synon të jetë më e përballueshme dhe tërheqëse për blerësit.

Nëse 2019 është ndonjë indikacion, Google ka të ngjarë të vazhdojë trendin në vitin 2020 me Pixel 4a dhe Pixel 4a XL.

Në imazhet e rrjedhura duket se paraqitet Pixel 4a i ardhshëm, falë 91mobiles.

Ndërsa dizajni është i njohur, disa gjëra dallohen menjëherë: ekrani me vrimë për kamerën selfie, skanuesi i gjurmëve të gishtërinjve montuar prapa, kamera e vetme dhe një portë 3.5 mm.

Raporti sugjeron që ekrani do të jetë disi më i madh se në modelet e këtij viti, me 5.7- ose 5.8 inç.

Për sa i përket specifikave, mundësitë përfshijnë një procesor Snapdragon 730 ose 765, 4 GB memorje, 64 GB hapësirë ruajtjeje, një aparat të vetëm 12.2MP dhe rrjet 5G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat