Huawei zbulon shifrat e shitjes së telefonit të tyre të palosshëm, Mate X

Mobile

Huawei zbulon shifrat e shitjes së telefonit të tyre të palosshëm, Mate X

Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:03
Huawei

Samsung së fundmi i ka thënë botës se ata arritën të shesin pothuajse 500, 000 njësi Galaxy Fold në vitin 2019.

Ky mesazh nuk erdhi pa kundër-përgjigje nga konkurrenti kryesor për sa i përket telefonave të palosshëm.

Pra, tani, Huawei ka zbuluar shifrat e shitjeve të Huawei Mate X.

Sipas një raporti nga Sina, Huawei ka shitur 100,000 pajisje të palosshme çdo muaj.

Dihet se Huawei Mate X u lansua më 15 nëntor, dhe këto shifra janë të sakta, mund të thuhet se gjigandi kinez ka shitur gati 200,000 njësi deri më sot.

Galaxy Fold ka shitur qartë më shumë njësi, por të kujtojmë se kjo pajisje ishte e disponueshme në SH.B.A., Korenë e Jugut, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të Evropës, dhe ajo ishte në shitje që nga shtatori.

Mate X nuk ishte i disponueshëm në të gjithë botën për shkak të problemeve aktuale të tregtisë me SH.B.A.

Pritet që një Huawei Mate XS të prezantohet gjatë MWC 2020 dhe ndoshta do të dal në më shumë tregje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat