Tencent dhe Black Shark po punojnë në një telefon të përbashkët për gaming

Mobile

Tencent dhe Black Shark po punojnë në një telefon të përbashkët për gaming

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:45
Tencent dhe Black Shark

Tencent Games është një nga kompanitë më të mëdha për gaming në botë dhe me hitet si PUBG: Mobile dhe Arena of Valor, sigurisht se bëhet fjalë për një kompani me renome në botën të lojërave mobile. Qysh më herët kishim informacione për ambiciet e kompanisë për ta krijuar telefonin e vet për gaming, raporton GSMArena.

Tani, Tencent Games i ka publikuar planet e veta për bashkëpunimin me Black Shark në pajisje, si me optimizimin harduerik, ashtu edhe me atë softuerik.

Kjo nuk është hera e parë që Tencent do të bashkëpunojë me një prodhues të telefonave, pasi që tashmë e kemi pasur mundësinë ta shohim në korrik Tencent Edition Asus ROG Phone II. Marrëveshja e re me Black Shark do të përqendrohet në bashkëpunimin në fushën e telefonave për gaming, me qëllimin kryesor që t'u ofrojë përdoruesve një përvojë të përmirësuar të gamingut mobil.

Edhe pse nuk ka indikacione të qarta se çfarë pajisje specifike mund të priten, disa thashetheme sugjerojnë që Black Shark 3 i ardhshëm do të jetë produkti i parë që do të dalë nga bashkëpunimi i dy kompanive. Black Shark 3 pritet të ketë ekran QH 120HZ, çipset Snapdragon 865 dhe deri në 16 GB RAM në versionin 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat