iPhone 11, telefoni më i shitur i Apple në sezonin e festave

Mobile

iPhone 11, telefoni më i shitur i Apple në sezonin e festave

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Dy javë më parë, një raport nga CIRP sugjeroi që iPhone 11 i Apple ishte duke u shitur më shumë se modelet “Pro”.

Duket se raporti është mjaft i saktë sepse sipas CEO të Apple Tim Cook, ai ka konfirmuar se iPhone 11 është iPhone-i më i shitur gjatë tremujorit të festave, ku ishte telefoni më i shitur I kompanisë çdo javë për muajin dhjetor.

Cook nuk dha ndonjë shifër se sa njësi Apple ka shitur.

Apple e gjeti veten në një situatë të ngjashme me iPhone XR, kur kjo pajisje arriti të mposhte modelet më të shtrenjta, iPhone XS dhe XS Max.

iPhone 11 është pasardhësi i iPhone XR i vitit 2018.

Ndërsa ende vazhdon të përdorë një ekran LCD, erdhi me një azhurnim ku tani përdor një aparat fotografik të dyfishtë në vend të një kamere të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat