Motorola Razr me kualitet të lartë, nuk i nevojitet shtresë mbrojtëse mbi ekran sikur telefonave tjerë

Mobile

Motorola Razr me kualitet të lartë, nuk i nevojitet shtresë mbrojtëse mbi ekran sikur telefonave tjerë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:22
Motorola Razr

Duke e ditur se shfrytëzuesit e Razr të ri, nuk do të jenë aq të kujdesshëm, Motorola ka punuar në atë formë, që ta rritë kualitetin dhe ta bëjë sa më të sigurt.

Tani që ky smartfon i palosshëm, është në dispozicion për shitje nëpërmjet internetit, janë shpërndarë video që tregojnë për sigurinë që ka.

Bazuar në pamjet e shfaqur, pagesa prej 1,360 euro duket se është e arsyeshme, nëse kjo Motorola është aq kualitative, e pa dëmtueshme dhe praktike në përdorim.

Uji nuk paraqet problem për sipërfaqen e Razr, që mund të largohet me një pëlhurë të thatë, ndërsa në ekran nuk mbesin shenja as nëse rrëzohen apo bien në të copëza të vogla.

Në ekran është e vendosur shtresa speciale, që shmangë të gjitha gjërat e padëshirueshme, duke shmangur nevojën për mbrojtje nga shtresat shtesë, sikur te telefonat tjerë që është e domosdodhme.

Kur të jetë kryer përdorimi, Motorola Razr thjeshtë mbyllet dhe futet në gjep, ndërsa thuhet se as pjesa e jashtme nuk pëson dëmtime, sepse e ka mbështjelljen e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat