Shumica e fëmijëve flenë me telefon afër

Mobile

Shumica e fëmijëve flenë me telefon afër

Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e fëmijëve thonë se ata flenë me telefonat afër tyre, sipas një studimi vjetor të përdorimit të mediave nga të rinjtë.

Raporti “Childwise” zbuloi se fëmijët po merrnin telefona në një moshë më të re, ku shumica prej tyre tani kanë telefona personal qysh në moshën shtatë vjeçare.

Koha mesatare që fëmijët nga mosha shtatë deri në 16 vjeç kalojnë në telefonat e tyre është tre orë dhe 20 minuta në ditë.

Studiuesi Simon Leggett thotë se celularët mund të “dominojnë jetën e fëmijëve”.

Kur telefonat janë gjithmonë kaq afër, si një teknologji private dhe personale, Leggett thotë se mund të jetë e vështirë për prindërit të vendosin kufijtë se si i përdorin fëmijët.

Sondazhi, bazuar në intervistat me 2,200 fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 5 deri në 16 vjeç, tregon se televoni ka vend kryesor në jetën e të rinjve.

57% prej tyre e kanë gjithmonë telefonin përkrah shtratit  dhe 44% qnuk ndjehen mirë nëse janë ndonjëherë pa sinjal telefonik.

42% thonë se mbajnë telefonin e tyre në çdo kohë dhe kurrë nuk e fikin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat