Rrjedhin specifikat e telefonit të ri të palosshëm të Samsungut

Mobile

Rrjedhin specifikat e telefonit të ri të palosshëm të Samsungut

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 09:11
Galaxy Z Flip

Ndërsa pritet të dalë në shitje më 14 shkurt telefoni i ri i palosshëm i Samsungut, Galaxy Z Flip, tani në internet kanë rrjedhur specifikat e tij.

Tani është zbuluar se si do të duket Galaxy Z Flip, sa do të kushtojë, çfarë kamerash do të ketë si dhe cilat janë specifikat e tij, shkruan cnet.

Samsung Galaxy Z Flip pritet të vijë me xham të ekranit shumë të hollë, sa një fije floku. Ky lloj xhami duket se është i pari që do të vijë në treg.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip pritet të jetë më i vogël se Samsung Galaxy Fold i vitit 2019 dhe rivali i tij, Motorola Razr, i cili do të dalë në shitje nga 6 shkurti. Ai mund të shpaloset në ekran 6.7-inçësh, për dallim nga Galaxy Fold i cili ka ekran 7.3-inç dhe i cili mund të hapet sikur një libër.

Specifikat e spekuluara së fundmi

Këto specifika të spekuluar së fundmi janë mbledhur nga burime të ndryshme, duke përfshirë WinFuture, Max Weinbach of XDA Developers, Evan Blass në Twitter, si dhe LetsGoDigital.

Ekran 6.7-inç i palosur vertikalisht, me shumë gjasë me xham shumë të hollë dhe rezolucion prej 2,636 x 1,080 pikselë;

Ekran të jashtëm prej 1.06-inç dhe me rezolucion prej 300 x 116 pikselë;

Dy kamera në pjesën e pasme prej 12-megapikselësh, si dhe kamerën e përparme prej 10-megapikselë me auto-fokus;

Veçoria “Hideaway Hinge”, kundër pluhurit dhe bërllokut;

Procesor Snapdragon 855 Plus të Qualcommit;

8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme;

Bateria prej 3,300 mAh, me mbushës përmes lidhjes Wireless;

Çmimi prej 1,400 dollarë (rreth 1,250 euro);

Vetëm rrjetin 4G, e jo 5G;

Android 10 me ndërfaqen e përdoruesit - Samsung One UI;

Dy ngjyra: të zezë dhe vjollce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat