Luhatet tregu i shitjes së tabletëve, rritje e iPads-it

Mobile

Luhatet tregu i shitjes së tabletëve, rritje e iPads-it

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind, duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë “Apple”, që ka dyfishuar shitjet.

Vitin e kaluar kompania e “Cupertinos” tregtoi 49,9 milionë iPads, një rritje prej 15,2%.

“Apple” konfirmoi vendin e parë, duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.

Në vendin e dytë renditet “Samsungu”, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tabletë, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez “Huawei”, me shitje prej 14,1 milionë njësish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat