Shfaqet sërish Galaxy S10

Mobile

Shfaqet sërish Galaxy S10

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 15:31
Galaxy S10

Ka mbetur vetëm një javë, kur jemi para prezantimit të madh që do të bëjë Samsung, derisa rrjedhjet nuk kanë të ndalur.

Në aktivitetin Upacket, është paraparë të shfaqet edhe Galaxy S10, që është një prej smartfonëve më të rëndësishëm, për të cilat Samsung është duke punuar kohëve të fundit.

Mirëpo, kur kanë mbetur edhe disa ditë, para se ta shohim zyrtarisht, është shfaqur ky smartfon, pikërisht në ueb-faqen e kompanisë. Për herë të dytë, pasi disa imazhe ishin shfaqur edhe para një muaji.

WinFuture ka arritur t’i fotografojë nëpërmjet screenshot, ndërsa Samsung i ka larguar menjëherë nga ueb-faqja, ku duket se i ka hedhur pa dashje.

Imazhet nuk tregojnë të dhënat e smartfonit, por në bazë të pamjeve, shihen disa prej detajeve që do t’i përmbajë Galaxy S10. Kamera në pjesën e pasme, është e gjatë dhe vërtikale, derisa ajo e pjesës së përparme është e futur thellë në ekran.

Bazuar në të dhënat e mëparshme, është mësuar se Samsung Galaxy S10 do të ketë ekran me 120Hz, rrjet 5G dhe kamerë që zmadhohet 100x.

Deri në Unpacked, kur pritet ta shohim këtë smartfon mund të ketë edhe lajme shtesë, ndërsa do të habiteshim sikur të ketë ndonjë dukje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat