Smartphone kinez i paraqitur me ekran të “zgjatur”

Mobile

Smartphone kinez i paraqitur me ekran të “zgjatur”

Më: 6 mars 2020 Në ora: 20:34
Smartphone

“Zgjatet” në vend të palosjes. Kështu pretendon prodhuesi kinez TCL, që thotë është e ardhmja e telefonave celularë. 

Prodhuesi kinez i smartphoneve TCL ka paraqitur dy prototipe të mrekullueshme të pajisjeve të tyre.

Siç u zbulua paraprakisht, TCL është duke punuar në një celular me një ekran të lëvizshëm.

Për shkak të materialit fleksibël dhe mënyrës së ndërtimit të këtij smartphone, ekrani mund të tërhiqet lehtësisht dhe të bëhet edhe më i madh.

Kjo pajisje gjithashtu duhej të prezantohej në Kongresin Botëror Mobile në Barcelona, mirëpo u anulua si pasojë e coronavirusit që shpërtheu në Wuhan në Kinë.

Paraqitja ishte sidoqoftë emocionuese, sepse TCL konfirmoi që pajisja nuk ka asnjë defekt në palosjen e ekranit, duke aluduar në smartphone e firmave të tjera që kishin probleme me ekranet e tyre.

Kur ekrani i telefonit celular palohet, ekrani thjesht rrotullohet përgjatë anës së majtë të pajisjes në pjesën e brendshme të saj.

Sipas TCL, modeli i serisë së punës ka motorë të integruar, të cilët tërheqin ekranin dhe e shtyjnë atë së bashku, duke bërë që ekrani nga 6.75 inç të shndërrohet në 7.8 inç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat