Apple mund të mos e lansojë gjatë këtij muaji iPhonin më të lirë deri tani

Mobile

Apple mund të mos e lansojë gjatë këtij muaji iPhonin më të lirë deri tani

Më: 12 mars 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Disa muaj më parë, ishte shpërndarë lajmi se Apple mund ta lansojë gjatë marsit iPhonin më të lirë deri më tani, që pritet të quhet iPhone 9 apo iPhone SE 2.

Mirëpo, nëse bazohemi në CultOfMac, kjo nuk pritet të ndodhë, së paku gjatë këtij muaji të paralajmëruar.

Burime brenda Apple, kanë bërë të ditur se ka probleme të mëdha në prodhim të këtij telefoni, gjë që do të shtyjë lansimin për një kohë krejt tjetër.

Nëse është e vërtetë, shtyrja mund të ndodhë si rezultat i disa faktorëve, të gjitha të lidhura me shpërthimin e coronavirusit, si vonesat e prodhimit dhe vështirësitë në Kinë ku prodhohet iPhone, si dhe ndalimi i fundit i tubimeve masive në Santa Clara, ku është selia kryesore e Apple.

Raporti i djeshëm thoshte se konferenca WWDC e Apple, që zakonisht zhvillohet në qershor, është gjithashtu në rrezik për shkak të ndalimit të tubimeve masive.

Aktualisht, ndalimi është në fuqi vetëm deri në fund të marsit, ndërsa nëse përhapja e coronavirusit përkeqësohet, ka të ngjarë të zgjatet.

Deri më tani, asnjë prej këtyre njoftimeve nuk është konfirmuar nga Apple, andaj nuk dihet kur do të zhvillohet WWDC 2020, apo nëse do të fillojë lansimi i telefonit të lirë.

Kohëve të fundit, është thënë se ky iPhone që pritet të kushtojë rreth 355 euro, do të lansohej në një aktivitet ku do të prezantoheshin përditësimet e MacBook Pro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat