iPhone SE i ri: Gjithçka që duhet të dini rreth telefonit ekonomik të Apple

Mobile

iPhone SE i ri: Gjithçka që duhet të dini rreth telefonit ekonomik të Apple

Më: 18 prill 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Apple ka prezantuar një seri të re të iPhone SE, duke ringjallur një markë të tregut të mesëm që e kishte ndërprerë në vitin 2018.

Produkti iPhone SE është i ngjashëm me formën e iPhone 7 të vitit 2016 me një ekran 4.7 inch dhe sensor identifikues të gjurmëve të gishtërinjve, por jo një aparat fotografik të thellë për njohjen e fytyrës.

Procesori është i njëjtë me atë të iPhone 11 Pro, por i mungojnë kamerat e shumëfishta të pasme. iPhone SE kushton 399 dollarë në SHBA dhe 419 funte në Mbretërinë e Bashkuar. Tipari teknologjik më i rëndësishëm në këtë iPhone të ri është sistemi i çipeve. Apple ka vendosur në të njëjtin çip që ka linja iPhone 11 Pro. Është procesori A13 Bionic me tetë bërthama dhe GPU të integruar.

Apple ka kursyer me ekranin 4.7-inç LCD që e quan Retina por që nuk është aq i mirë sa ekranet OLED. Ka butonin fizik Home me teknologjinë biometrike Touch ID. Sistemi i kamerave frontale nuk ka teknologjinë TrueDepth për FaceID. Kamera e pasme ka një sensor të vetëm por që është pajisur me mjetet më të mira softuerike për të rritur cilësinë e tij. Portrait Mode, Smart HDR, balancim automatik të dritës së bardhë janë disa prej tyre.

Në aspektin e konektivitetit ka një konektor Lightning. Karikohet me teknologjinë wireless Qi dhe ka teknologjinë e karikimit të shpejtë. Vjen me Wi-Fi 6, dy karta të pasme, teknologjinë e-SIM dhe LTE të shpejtë. Por nuk është një telefon 5G.

Analisti Dan Iver dekalaroi se prezantimi i një telefoni me interval të mesëm mund ta ndihmojë Apple të konkurrojë për klientë të rinj, kundër rivalëve të tillë si Samsung dhe Google, të cilët kanë një prani të fortë në këtë sektor të tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat