Vëllai i Pablo Escobar lanson “iPhone 11”, i tëri në ar për vetëm 499 dollarë dhe me logo të liderit të drogës

Mobile

Vëllai i Pablo Escobar lanson “iPhone 11”, i tëri në ar për vetëm 499 dollarë dhe me logo të liderit të drogës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:20
“Escobar Gold”

Një produkt i ri nga kompania Escobar, kompani në pronësi të Roberto “Osito” Escobar, vëllai i Pablo Escobar, u shfaq në treg: një iPhone 11 Pro i quajtur “Escobar Gold”.

Ky telefon është modeli i tretë i smartphone-ve i lançuar nga kjo kompani, pas daljes së mëparshme të Escobar Fold 1 dhe Escobar Fold 2, një telefon i palosshëm që doli të ishte një kopje e Samsung Galaxy Fold.

Siç ndodhi me Samsung, që në atë kohë i kishte bërë konkurrencë kësaj kompanie me Escobar Fold, Escobar Gold synon të ‘mposht’ Apple dhe kështu po promovohet, duke ftuar blerësit e saj të bashkohen me “shefin e drogës” për të rrëzuar kompaninë e teknologjisë amerikane.

Dallimi është se këtë herë është më i drejtpërdrejtë: Escobar Gold nuk fsheh që është një telefon i modifikuar nga Apple, duke pretenduar se është një iPhone 11 Pro me 256GB memorie, por është i veshur me ar 24-karat dhe përshtatur me logo të Pablo Escobar.

Ajo që është befasuese është çmimi i tyre: 499 dollarë, shumë më poshtë se çmimi i lëshuar nga kompania Apple, i cili kushton rreth 1.000 dollarë.

Sipas uebfaqes së tyre, ky është një prodhim i kufizuar dhe ekzistojnë vetëm 2,000 telefona të disponueshëm për shitje.

Një detaj për tu marrë parasysh është se telefoni celular mund të blihet vetëm përmes faqes së internetit të Escobar Inc.

Kjo do të thotë, opsionet më të sigurta të blerjes virtuale si karta krediti ose pagesa në të cilën klienti mund të kërkojë paratë e tyre në rast të një eventualiteti nuk janë të disponueshme. Koha e transportit të produktit gjithashtu nuk është identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat