Shfaqen në internet foto të Samsung Galaxy Note 20 Plus

Mobile

Shfaqen në internet foto të Samsung Galaxy Note 20 Plus

Më: 31 maj 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Janë publikuar fotot e para të Samsung Note 20 Plus.

Galaxy Note 20 Plus pritet të jetë në dispozicion në 2 ngjyra: zezë dhe bakri ose ari.

Sipas “Pigtou”, ndryshimi më i madh është se Samsung Galaxy Note 20 Plus do të ketë një modul më të madh kamere në pjesën e tij të pasme në krahasim me Samsung Galaxy Note 10 Plus.

Ashtu siç shihet në fotot e publikuara, model i ri i Note 20 Plus i ngjan sistemit të kamerave të Samsung Galaxy S20 Ultra.

Note 20 Plus do të jetë pak më i madh sesa Note 10 Plus, por më i hollë.

Sipas “The Verge”, Samsung do ta prezantojë pajisjen e re në muajin gusht, në një prezantim “online” për shkak të pandemisë coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat