LG Velvet vjen në Evropë, do të kushtojë 650 euro!

Mobile

LG Velvet vjen në Evropë, do të kushtojë 650 euro!

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:23
Foto Ilustrim

Pas një kohë të gjatë, LG po rikthehet në treg me një model të ri të telefonit mobil në linjën premium. Së fundmi LG ka lansuar modelin Velvet, i cili tanimë është në dispozicion edhe në tregjet evropiane, me një çmim prej 650 eurove.

Fansat e LG Velvet mund ta para-porosisin telefonin e ri të kompanisë dhe të marrin pajisje shtesë për çmimin e dhënë. Vlera e pajisjeve shtesë që ata do t’i marrin thuhet se arrin në 400 euro (LG Dual Screen, kufjet LG Tone Free dhe një mbrojtës të telefonit).

LG Velvet do të jetë në dispozicion në Gjermani, Spanjë, Itali, Hungari dhe Poloni.

Plani i kompanisë është edhe lansimi i telefonit edhe në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikën, por tani për tani nuk ka asnjë informacion nëse këto rajone do të marrin të njëjtat përfitime promovuese.

Versioni evropian i telefonit është LG Velvet 5G, me një çip Snapdragon 765G, ndërsa rajonet tjera mund ta marrin një version të telefonit me mbështetje për rrjetin 4G.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat