iPhone i ardhshëm që do blini me shumë gjasa është prodhuar në Indi

Mobile

iPhone i ardhshëm që do blini me shumë gjasa është prodhuar në Indi

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:30
iPhone

Përballë tensioneve në rritje mes SHBA dhe Kinës, kompanitë kanë filluar të reagojnë dhe Apple bëhet një prej të parëve që nis zhvendosjen e operacioneve jashtë Kinës.

Konkretisht kompania ka nisur prodhimin e iPhone 11 në Indi në bashkëpunim me Foxconn. Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet Indiane.

Apple ka planifikuar të rrisë kapacitetin e prodhimit gradualisht dhe eksportimi i iPhone nga India është pjesë e planeve. Gjithashtu ka raportime se së shpejti një prej prodhuesve kryesorë të telefonë të Apple të nisë procesin e prodhimit të iPhone SE në këtë vend.

iPhone 11 është një prej telefonëve më të shitur të Apple. India është tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve dhe për Apple është një mundësi për të ulur varësinë ndaj Kinës ku ende prodhohen shumica e telefonëve të kompanisë.

Xiaomi, Vivo, Samsung, Oppo dhe OnePlus ka bërë lëvizje të ngjashme në tregun Indian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat