Apple ndalon shkarkimin e Fortnite në App Store

Mobile

Apple ndalon shkarkimin e Fortnite në App Store

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 17:57
Foto Ilustrim

Apple ka hequr Fortnite nga App Store i tij, duke mos i lejuar lojtarët të instalojnë një nga lojërat më të njohura në botë në iPhone.

Ky vendim erdhi pas një risie të Fortnitet, i cili lejonte lojtarët të blinin valuta në lojë me një normë më të ulët, nëse këtë do ta bënin direkt përmes prodhuesit Epic Games – duke anashkaluar Applen, raporton BBC.

Epikc Games duket se ishte në dijeni për dënimin pasi që disa minuta pas vendimit të kompanisë amerikane ka ngritur një ankesë ligjore,.

Apple rregullisht merr rreth 30 për qind të të hyrave nga çdo video lojë që shkarkohet përmes aplikacionit.

Disa orë më vonë, Google gjithashtu ka bërë të ditur se do të ndalojë shkarkimin e video lojës nga Google Play Store – megjithëse mbetet në dispozicion të telefonave të tjerë Android përmes mjeteve të tjera.

Ndryshe, Epic tha se çdo lojtar i iPhonet, i cili tashmë e ka të instaluar aplikacionin do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë derisa të rinovohet azhurnimi tjetër i lojës. Pas kësaj, ata do të humbasin disa veçori. Ata që janë luajnë në një kompjuter Apple Mac nuk do të preken, pasi ky version nuk përdor iOS App Store.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat