Publikohet lista e telefonëve që ruajnë më tepër vlerën gjatë përdorimit

Mobile

Publikohet lista e telefonëve që ruajnë më tepër vlerën gjatë përdorimit

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 16:45
iPhone

Specifikisht iPhone 11 është telefoni që ruan më tepër vlerën dhe me një vit përdorim mund ta shisni në vlerën 32% më pak sesa keni shpenzuar kur e keni blerë të ri.

Nëse dëshironi të shisni telefonin e vjetër për të blerë një model më të ri, tani kemi të dhënat e fundit e cilët telefonë ruajnë mësë miri vlerën.

Raporti vjetor i përpiluar nga MusicMahpie, tregon se Apple iPhone humbet më ngadalë vlerën se asnjë smartfon tjetër. Në vitin e parë të përdorimit iPhone humbet 43% të vlerës dhe 61% në vitin e dytë. Telefonët Samsung janë të dytët  me 64% të vlerës humbur në vitin e parë dhe 76% në vitin e dytë.

Smartfonët OnePlus humbasin 64% të vlerës në vitin e parë dhe 81% në vitin e dytë. Telefonët e Google kjo statistikë është 67% vitin e parë dhe 79% vitin e dytë.

Telefonët Huawei humbasin vlerën më të shumë me 74% në vitin e parë dhe 88% në vitin e dytë.

Specifikisht iPhone 11 është telefoni që ruan më tepër vlerën dhe me një vit përdorim mund ta shisni në vlerën 32% më pak sesa keni shpenzuar kur e keni blerë të ri.

Kur një iPhone i ri debuton, iPhone e vjetër humbasin 11% të vlerë në tre muajt e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat