Detajohet sistemi i kamerave dhe ekrani i iPhone 12 Pro Max

Mobile

Detajohet sistemi i kamerave dhe ekrani i iPhone 12 Pro Max

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Disa foto të reja të modelit 6.7-inç iPhone 12 Pro Max sugjerojnë se pajisja flagship do të ketë ekran 120Hz dhe një skaner LiDAR.

Publikuar nga insajderi Jon Prosser, fotot janë të një modeli prodhimi të iPhone 6.7-inç. Në aplikacionin Settings fshihet një opsion i ri “Enable LiDAR CA”, “Enhanced Night Mode”, dhe “Video Modes.”

Madje është edhe një opsion për të aktivizuar frekuencën e lartë “Enable High Refresh Rate.” Krahas tij është edhe një tjetër “Enable Adaptive Refresh Rate” që do të thotë se përdoruesit mund të zgjedhin ose të mbajnë gjithnjë ndezur frekuencën e lartë 120Hz ose telefoni ta aktivizojë vetë sipas situatës.

Image

Ka pasur spekulime për frekuencën e lartë të rifreskimit për disa modele iPhone 12 ndërsa analisti në fjalë thotë se Apple po përballet me vonesa në zinxhirët e furnizimit dhe mund të shesë disa modele 60Hz ose të shtyjë debutimin e tyre.

Image

Gjithashtu skaneri LiDAR do të jetë pjesë e të gjitha modeleve iPhone 12 Pro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat