Apple po përgatitet të prodhojë 75 milionë iPhone 5G

Mobile

Apple po përgatitet të prodhojë 75 milionë iPhone 5G

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 14:15
Apple

Apple u ka kërkuar furnitorëve të ndërtojnë të paktën 75 milionë iPhone 5G për fund të këtij viti, së bashku me modelet e reja të Watch, një iPad Air të ri dhe një HomePod më të vogël.

Kompania pret që dërgesat e këtyre iPhone-ve të gjeneratës së ardhshme të arrijnë deri në 80 milionë njësi në vitin 2020, tha raporti, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Apple gjithashtu po përgatitet të nisë një iPad Air të ri me një ekran të ngjashëm me iPad Pro, dy versione të reja Apple Watch dhe kufjet e saj, sipas të njëjtit raport.

Apple pritet të zbulojë telefonat dhe Apple Watch Series 6 në ngjarjen e saj vjetore që pritet të mbahet në shtator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat