Telefoni i ri i Xiaomi ka një bateri masive

Mobile

Telefoni i ri i Xiaomi ka një bateri masive

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:44
Xiaomi

Nën-marka e Xiaomi, Poco, prezantoi telefonin më të fundit të cilin e quan Poco X3 NFC. Smartfoni nuk është një flagship por një model buxhetor i cili sjell perfomancë në segmentet e ulëta.

Telefoni është i madh me peshë prej 215 gram dhe 9.4mm i trashë dhe jo pa arsye sepse ka një ekran masiv, bateri të madhe dhe disa kamera.

Ekrani është një panel 6.67-inç 1080p me frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Duke qenë se është LCD nuk ka shkëlqimin dhe kontrastin e OLED i cili po përdoret edhe në pajisjet e rangut të mesëm.

Përdorimi i këtij paneli do të thotë se skaneri i shenjave të gishtërinjve nuk vendoset dot në ekran dhe Xiaomi ka zgjedhur ta implementojë tek butoni i ndezjes.

Në brendësi të telefoni është një procesor Snapdragon 732G me 6GB RAM dhe 64 ose 128GB memorie të brendshme.

Xiaomi ka zgjedhur një sensor 64-megapiksel Sony IMX682 së bashku me 13-megapiksel me kënd të gjerë dhe 2-megapiksel macro.

Kamera selfie është 20-megapiksel.

Së fundi bateria ka një kapacitet masiv prej 5,160 mAh dhe ka teknologjinë e karikimit të shpejtë 33W. Për gjysmë ore karikohet në 62% ndërsa plotësisht duhen 65 minuta.

Poco X3 NFC del në shitje në Evropë sot për 199 euro për 64GB dhe 249 euro për 128GB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat