Debuton zyrtarisht Android 11

Mobile

Debuton zyrtarisht Android 11

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:55
Android

Android 11 ka mbërritur zyrtarisht ditën e sotme pas disa muajsh testime në fazën beta. Versioni i sistemit operativ debuton sot në disa pajisje jo vetëm ato Google Pixel.

Konkretisht OnePlus, Xiaomi, Oppo dhe Realme kanë lajmëruar debutimin e sistemit operativ për pajisjet e tyre.

Versioni final tani është i gatshëm për tu shkarkuar në Pixel 2, 3, 3A, 4 dhe 4A. OnePlus gjithashtu konfirmoi debutimin në OnePlus 8 dhe 8 Pro.

Google premton se më shumë partnerë do ti bashkohen lançimit në ditët në vijim.

Android 11 vjen me funksione e veçoritë reja por kryesisht është fokusuar përmirësimin e menaxhimit të telefonit sesa opsione. Ndryshimi më i madh në Android 11 është mënyra e menaxhimit të njoftimeve nga aplikacionet e komunikimit.

Sistemi operativ ka shtuar një ndërfaqe të re në formë flluskash të ngjashme me Facebook Messenger. Gjithashtu ka kontrolle të reja të përmbajtjeve media, ndërfaqe të re screenshot dhe konfigurime të reja të lejeve për aplikacionet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat