Për shkak të ndalimit të lojës PUBG, një i ri bënë vetëvrasje

Mobile

Për shkak të ndalimit të lojës PUBG, një i ri bënë vetëvrasje

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një i ri pësoi një fund tragjik dhe arsyeja për këtë është ndalimi i lojës së tij të preferuar video.

Ditë më parë shteti i Indisë kishte ndaluar disa aplikacione kineze e në mesin e tyre ishte edhe loja e famshme PUBG, dhe siç duket kjo nuk është pritur mirë nga shumë adhurues të kësaj loje.

21-vjeçari nga Bengali, sipas Press Trust të Indisë, u vetëvar sepse nuk mund të luante PUBG Mobile, një lojë video që është ndaluar kohët e fundit në Indi.

Anëtarët e familjes së tij deklaruan se ai shkoi në dhomën e tij, dhe kur nëna e tij shkoi për ta parë, ajo hasi në një derë të mbyllur. Pasi ai nuk u përgjigj, nëna thirri fqinjët, dera u thye dhe ai u gjet i vdekur.

Sipas nënës së tij, i riu ishte jashtëzakonisht i irrituar në ditët e fundit sepse ai është mësuar të luajë PUBG Mobile, dhe policia konfirmoi se kjo ishte arsyeja e vetëvrasjes së tij.

Kujtojmë, qeveria e Indisë ka ndaluar PUBG Mobile, PUBG Mobile Lite dhe 116 aplikacione të tjera, duke përmendur arsye sigurie, raporton Digit.

Gjegjësisht, dyshohet se këto aplikacione mund t’i shërbejnë qeverisë kineze për të spiunuar popullatën e Indisë, kështu që ata u shpallën të padëshirueshëm dhe aksesi u shfuqizua plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat