LG befason me telefonin e mençur të saj të ri, me dy ekrane me një koncept tejet interesant

Mobile

LG befason me telefonin e mençur të saj të ri, me dy ekrane me një koncept tejet interesant

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:04
Forma T e pazakontë

LG befason me telefonin e mençur të saj të ri 5G me dy ekrane me një koncept tejet interesant. 

Ekranet e palosshme ose një ekran i dyfishtë, janë me sa duket produktet e vetme në një treg të pangopur që ende gjenerojnë çdo lloj vëmendjeje.

LG e ka arritur këtë me telefonin e mençur  të saj  të ri Wing 5G.

Forma T e pazakontë

Në gjendje normale, telefoni inteligjent paraqitet me një ekran vertikal konvencional. Një ekran i dytë është i fshehur poshtë.

Përdoruesit mund të kthejnë ekranin kryesor 6.8 inç në një pozicion horizontal, për shembull për të parë video në modalitetin e ekranit të gjerë.

Kjo jep një pamje të një ekrani vertikal, të dytë 3.9 inç që mund të përdoret për aplikacione, informacione ose njoftime të tjera.

Katër kamera dhe 5G

Image

Me një çmim prej afro njëmijë euro, telefoni celular është një nga më të lirët e telefonave inteligjentë me ekran të dyfishtë. Përveç 5G, ai ka kamera të mira.

Ai ka kamera në pjesën e pasme, dy prej të cilave premtojnë kënde ultra të gjera të shikimit dhe një kamera selfie të palosur në pjesën e përparme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat