Ja lista e të gjithë modeleve iPhone që do të marrin iOS 14

Mobile

Ja lista e të gjithë modeleve iPhone që do të marrin iOS 14

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Në mesin e disa produkteve që prezantoi të Martën e datës 15 Shtator, Apple zbuloi se iOS 14 zyrtarisht do të mbërrinte tek iPhone një ditë më pas.

Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e iPhone do të mund të instalojnë versionin më të fundit të sistemit operativ i cili u prezantua për herë të parë në Qershor në Konferencën WWDC.

iOS 14 sjell një mori veçorish të reja ku më spikaturat janë App Clips dhe App Library. Si me çdo përditësim tjetër iOS, të gjithë ju që keni një model të vjetër të iPhone jeni duke menduar nëse do të jetë i disponueshëm për ju.

Kur Apple zbuloi iOS 13 vitin e kaluar tha se do të funksiononte nga iPhone 6S, iPhone SE 2016 deri tek modelet e fundit.

Këtë vit iPhone 6S nuk duhej të ishte në listë por ja që Apple e ka përfshirë së bashku me iPhone SE.

Kjo është lista zyrtare e iPhone, iPad dhe iPod që do të marrin iOS 14:

iPhone 11, 11 Pro, 11 Pro Max

iPhone XS, XS Max

iPhone XR

iPhone X

iPhone 8, 8 Plus

iPhone 7, 7 Plus

iPhone 6S, 6S Plus

iPhone SE 2016, 2020

iPod Touch 7

iPad Pro 12.9-inç

iPad Pro 11-inç

iPad Pro 10.5-inç

iPad Pro 9.7-inç

iPad 6

iPad 5

iPad Mini 5

iPad Mini 4

iPad Air 3

iPad Air 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat