Telefoni buxhetor me ekran me palosje kushton 1,150 dollarë

Mobile

Telefoni buxhetor me ekran me palosje kushton 1,150 dollarë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Në fund të muajit Mars u prezantuam me një pamje të hershme të gjeneratës së dytë të telefonit me ekran me palosje, Royole FlexPai 2 5G. Ky teleofn vjen me panel fleksibël OLED dhe një format të ngjashëm me Huawei Mate X.

Paneli i ri duhet të ketë një kënd më të mirë palosjeje, performancë më të mirë ekrani, dhe më e rëndësishmja reduktim i rrudhjes gjatë palosjes. FlexPai 2 duhej të kishte debutuar në tre mujorin e parë të 2020 por nga dita e sotme pritja ka marrë fund.

Në një aktivitet të transmetuar virtualisht, CEO Bill Liu njoftoi se FlexPai 2 është në shitje përmes uebsajtit të Royole. Modeli bazë ka 8GB RAM dhe 256GB memorie me çmim 1,470 dollarë ndërsa modeli 12GB RAM dhe 512GB memorie kushton 1,710 dollarë.

Krahasuar me konkurrencën Royole ka vënë çmime mjaft agresive. Huawei Mate X kushton 2,510 dollarë ndërsa Samsung kërkon 1,999 dollarë për Galaxy Z Fold 2. FlexPai 2 ka procesorin Snapdragon 865, ekran 7.8-inç i hapur 1920×1440 piksel, katër kamera të pasme dhe altoparlantë stereo.

I palosur ekrani kryesor është 5.5-inç ndërsa ai pas dytësore është 5.4-inç.

Sensori kryesor i kamerave të pasme është 64-megapiksel. Telefoni vjen me Android 10 dhe bateri 4,450 mAh. Telefoni do të shitet në Evropë dhe Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat