Google bën kthesë me smartfonët me modelin e ri Pixel 5

Mobile

Google bën kthesë me smartfonët me modelin e ri Pixel 5

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 23:39
Pixel 5

Me linjën më të fundit të telefonëve Pixel prezantuar ditën e Mërkure, Google vendosi të tërhiqet nga lufta e madhe e smartfonëve duke u orientuar më tepër drejt konsumatorit dhe modeleve buxhetor sesa segmentit Premium të dominuar nga Apple dhe Samsung me smartfonë që kushtojnë mbi 1,000 dollarë.

Pixel 5 kushton 699 dollarë dhe Pixel 4a 5G fillon nga 499 dollarë. Sakaq modeli standard jo-5G Pixel 4a kushton 399 dollarë.

Këto çmime të ulta normal kanë koston e tyre sepse të dy telefonët kanë procesorë më pak të fuqishëm dhe ekrani jo aq cilësore sa telefonët e rangut të lartë të Samsung dhe Apple.

Të dy telefonët vinë me teknologjinë 5G. Pixel 5 fuqizohet nga procesori Snapdragon 765G që është një shkallë mëposhtë sesa Snapdragon 865 apo 865 Plus por i shoqëruar nga modemi X52 5G i Qualcomm.

Është një kthesë e madhe nga strategjia e zakonshme e Google me Pixel. Pixel 5 dallon nga 4a si rezistenca IPX8, karikim wireless i pajisjeve, më shumë RAM, xham më cilësore Gorilla Glass 6.

Ekrani OLED ka rezolucion 2340×1080 piksel me frekuencë 90Hz dhe kamër selfie hole-punch. Falë largimit të kamerës Motion Sense dhe radarit të gjeneratës së kaluar, telefoni tani ka një ekran pa kornizë.

Për të mbyllur specifikat Pixel 5 ka 8GB RAM, 128GB memorie, karikim i shpejtë 18W USB-C dhe teknologji 5G në frekuencat nën-6Ghz dhe mmWave.

Dy kamerat e pasme konsistojnë nga një sensor kryesor 12.2-megapiksel me një sensor 16-megapiksel super të gjerë 107-gradë. Kamera frontale ka sensor 8-megapiksel dhe ofron modalitet portret por edhe Night Mode.

Si me modelet e kaluara Google mbështetet shumë tek softueri për të rritur cilësinë e fotove realizuar nga kamera. Google është shquar për kamerat e shkëlqyera të smartfonëve.

Me modelet e reja Google do të adresojë një shqetësim të madh të përdoruesve, jetëgjatësinë e baterisë. Modaliteti i ri Extreme Battery Saver do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë deri në 48 orë duke lënë në funksion vetëm aplikacionet jetike. Ky modalitet do të ofrohet edhe për modelet e vjetra të Pixel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat