Apple po prodhon smartfonë që iu riparohet ekrani vetvetiu pasi të thyhen

Mobile

Apple po prodhon smartfonë që iu riparohet ekrani vetvetiu pasi të thyhen

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Një patentë aplikimi e Apple, e publikuar përgjatë ditës së djeshme, vuri në pah për herë të parë konceptin e prodhimit të smartfonëve të palosshëm që do kenë një ekran “vetë-riparues” në rast se gërvishten apo dëmtohen totalisht.

Siç shkruhej në patentën e aplikimit, koncepti i propozuar do lejojë që pajisja të riparohet vetë, pa ndërhyerjen e përdoruesit të saj, raporton The Verge.

Riparimi, siç raporton i njëjti burim, do bëhet në rastet kur ekrani dëmtohet nga nxehtësia apo dëmtimi prej energjisë elektrike përgjatë kohës sa është në mbushës.

Një sërë kompani teknologjike, përfshirë Samsung dhe Motorola, tashmë po bëjnë stile të ndryshme të telefonave të palosshëm, por tipari i vetë-shërimit i propozuar i Apple do të ishte i pari në mesin e prodhuesve të smartfonëve.

Teknologjia themelore e vetë-riparimit është testuar në një smartfon tashmë, LG’s G Flex në 2013-ën. Ai kishte një mbulesë të pasme të vetë-riparimit që supozohej të riparonte copa të vogla, të shkaktuara nga ndonjë gërvishtje thike. Megjithatë, ajo nuk rezultoi aq e efektshme.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë tregues nga firma teknologjike se kjo e fybdut do të lansojë telefon të palosshëm me material vetë-shërues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat