Apple humb 81 miliardë dollarë pas zbulimit të iPhone 12 të ri

Mobile

Apple humb 81 miliardë dollarë pas zbulimit të iPhone 12 të ri

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Aksionet e Apple ka rënë për 4 për qind pas prezantimit të iPhone 12 të ri gjatë mbrëmjes së djeshme.

Modelet e reja të telefonave janë zbuluar gjatë një ngjarje virtuale nga Apple Event në Kaliforni dje në mbrëmje, nga ku shefi i saj, Tim Cook i ka quajtur ata si “gjenerata e ardhshme” e këtij brendi.

Por përderisa Apple ishte duke shijuar “momentin e rëndësishëm” ku prezantuan jo vetëm pajisjet e reja të tyre por gjithashtu edhe tiparin e ri, 5G për iPhone, në bursë nuk ishin edhe aq të lumtur.

Sipas Markets Insider, aksionet e Apple tregtoheshin me “humbje të madhe ditore” vetëm për shkak të prezantimit të pajisjeve të reja e deri bursa u mbyll, Apple humbi 81 miliardë dollarë vlerë.

Shumë persona kanë komentuar për iPhonat e rinj të Apple, duke i quajtur ata “iPhone 5”, pasi ngjajnë shumë në dizajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat