Çfarë po ndodh me madhësinë e iPhone?

Mobile

Çfarë po ndodh me madhësinë e iPhone?

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 19:41
Foto

Apple ka nxjerrë në treg telefonin më të ri, iPhone 12. Modeli më i madh, iPhone 12 Pro Max, ka një ekran 6.7 inch dhe është gati dyfish më i madh se iPhone i vitit 2007.

Sipas një studimi të kryer nga kompania e aksesorëve të telefonave, Wrappz, madhësia e iPhone ka ardhur vazhdimisht në rritje.

Sipas këtij studimi, nëse Apple do të vazhdojë me të njëjtat ritme, iPhonet do të jenë më të mëdhenj se një Macbook në 20 vitet e ardhshme.

Sipas kompanisë Wrappz, madhësia e iPhone është rritur me 5% çdo vit që prej vitit 2007 kur doli për herë të parë modeli i parë i iPhone.

Në vitin 2007, iPhone kishte madhësi 3.5 inch, kurse modeli i fundit iPhone Pro Max është 6.7 inch, pothuajse dyfish më i madh.

Me të njëjtin ritëm, deri në vitin 2021, një iPhone do të jetë më i madh se dora e një gruaje që është mesatarisht 6.8 inch, dhe më e madhe se dora e një burri deri në vitin 2024, që mesatarisht është 7.6 inch. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat