Kamera kryesore e Samsung Galaxy S21 Ultra vjen me 108MP, ajo për Selfie me 40MP?

Mobile

Kamera kryesore e Samsung Galaxy S21 Ultra vjen me 108MP, ajo për Selfie me 40MP?

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Burime të reja të informacioneve që kanë rrjedhur së fundmi sugjerojnë se Samsung Galaxy S21 Ultra nuk do të ketë ndryshime të konsiderueshme krahasuar me modelin aktual.

Modeli i ri Ultra nga Samsung do të ketë një ekran pak më të vogël, me diagonalen prej 6.8 inç dhe do të jetë i vetmi me një ekran të lakuar (“S21” dhe “S21 +” do të kenë ekrane të sheshta).

Ekrani mund të ketë një normë të rritur të rifreskimit prej 144Hz, por kjo nuk është plotësisht e sigurt.

Galaxy S21 Ultra thuhet se do të ketë një kamerë kryesore me 108MP dhe një kamerë për selfie me 40MP. Këto janë rezolucione të njëjta me S20 Ultra, por mund të ketë disa përditësime të tjera. Nuk ka detaje lidhur me sensorët e tjerë dhe burimet e ndryshme të lajmit thonë se modeli Ultra ka katër kamera në pjesën e pasme.

Samsung do të përdorë çipat e vet dhe Qualcomm në varësi të tregjeve, kështu që telefoni do të ketë një Snapdragon 875 ose Exynos 2100. Zgjidhja e Samsung për bërthama mbetet ajo standarde – ARM.

Galaxy S21 Ultra do të mundësohet nga bateria me 5,000mAh dhe nuk pritet risi sa i përket opsioneve të mbushjes me rrymë. Një ndërfaqe e re, UI 3.0, bazuar në Android 11, do të jetë në krye të softuerit.

Duke qenë se lansimi i Samsung Galaxy S21 pritet të ndodhë në janar, telefonat e rinj në shitje mund të shihen në muajin shkurt, në vend të marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat