​”Huawei” humb kurorën e prodhuesit të parë botëror

Mobile

​”Huawei” humb kurorën e prodhuesit të parë botëror

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 22:40
Huawei

Kompania kineze e celularëve ”Huawei” humbi në tremujorin e tretë titullin e shitësit të parë botëror të smartfonëve, ndërkohë që bashkëpatriotja e saj ”Xiaomi” u ngjit në vendin e tretë, sipas zyrës së studimeve ”Canalys”.

Prekur nga sanksionet amerikane, ”Huawei” ka shitur në tremujorin e tretë 51,7 milionë telefona (-23% në një vit).

Në të njëjtën kohë, rivali i saj koreano-jugor ”Samsung” shiti 80,2 milionë aparate (+2% në një vit) dhe u bë përsëri prodhuesi i parë botëror, sipas studimeve të ”Canalys”.

”Huawei” është akuzuar nga administrata e presidentit të SHBA, Donald Trump, se spiunon në favor të Pekinit, gjë që grupi e mohon.

”Huawei” u rendit në listën e zezë vitin e kaluar për të parandaluar atë nga blerja e teknologjive thelbësore amerikane për telefonat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat