OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition debuton në tregun kinez!

Mobile

OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition debuton në tregun kinez!

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 21:16
OnePlus

OnePlus ka zbuluar një telefon të ri me edicion të veçantë, OnePlus 8T Cyberpunk 2077 Edition dhe pajisja tani është në dispozicion për tu porositur në Kinë.

Edicioni i ri OnePlus 8T Cyberpunk 2077 do të shitet me pakicë për 3,999 juanë në Kinë, që është rreth 599 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

Telefoni vjen me një ekran AMOLED 6,55 inç me një rezolucion të plotë + HD prej 2400 x 1080 pikselë dhe përmban një procesor Snapdragon 865.

Edicioni i ri special OnePlus 8T gjithashtu vjen me 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë të brendshme, plus që përmban një kamerë kryesore 48 megapiksel në pjesën e pasme, ka gjithashtu një kamerë ultrawide 16 megapiksel, një kamerë makro 5 megapiksel dhe një aparat fotografik monokrom 2 megapiksel.

Deri më tani nuk ka detaje nëse ky model i ri i kufizuar OnePlus do të dalë jashtë Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat