Samsung Galaxy Fold 3: Adhuruesit do ta duan këtë telefon

Mobile

Samsung Galaxy Fold 3: Adhuruesit do ta duan këtë telefon

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Samsung Galaxy Fold 3

Telefonat Samsung vijnë në çdo formë, madhësi, ngjyrë dhe stil. Mund të merrni një që i përshtatet pothuajse çdo gjëje që kërkoni, dhe kompania do të vazhdojë t’i shtyjë gjërat përpara.

Disa nga shembujt më të mirë të kësaj vijnë në formën e Galaxy Z Fold 2 dhe Galaxy Z Flip, por dizajni i fundit që ka ‘nën mëngë’ është një kthim prapa retro – Samsung po sjell tastierat fizike.

Siç raportohet nga LetsGoDigital, Samsung paraqiti një patentë dizajni rreth mesit të vitit 2018, e cila sapo doli në dritë tashmë, për një telefon të palosshëm dhe me tastierë fizike. Dizajni duket i ngjashëm me një patentë që pamë muajin e kaluar për një pajisje të dyfishtë.

LetsGoDigital u bashkua me stilistin industrial Sarang Sheth për të krijuar këto interpretime të mrekullueshme, duke treguar se si tastiera rrëshqet nga brendësia, duke i lejuar përdoruesit të shkruajnë me një tastierë fizike. Ky është një kthim i shkëlqyeshëm për njerëzit që nuk pëlqejnë ekranet me prekje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat