Problemet me ekranin e iPhone 11, si të kontrolloni nëse jeni të prekur

Mobile

Problemet me ekranin e iPhone 11, si të kontrolloni nëse jeni të prekur

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
iPhone 11

Një përqindje e vogël e iPhone 11, sipas Apple vuajnë nga probleme me prekjen dhe kompania ka vendosur si zëvendësojë ekranet e tyre falas si pjesë e një programi të ri zëvendësimi.

Në lajmërimin e tij, gjiganti i teknologjisë pranoi se iPhone e prodhuar mes Nëntorit 2019 dhe Maj 2020 mund të mos përgjigjen për shkak të një problemi me modulin e ekranit. Apple nuk elaboroi çfarë në të vërtetë nuk shkon me këto modele por ju kërkoi përdoruesve të kontrollojnë numrin e tyre serial në faqen e suportit për të parë nëse ekrani i tyre mund të zëvendësohet pa pagesë.

Vetëm modelet iPhone 11 prodhuar brenda kësaj periudhe janë pjesë e programit. Modelet e tjera si iPhone 11 Pro, 11 Pro Max dhe iPhone 11 jashtë kësaj periudhe nuk janë.

Si të kontrolloni nëse iPhone 11 është prekur?

Vizitoni faqen e supportit të Apple duke klikuar këtë lidhje: https://support.apple.com/en-al/iphone-11-display-module-replacement-program

Apple ka vendosur një fushë ku duhet të plotësoni numrin tuaj serial të iPhone 11

Numrin serial mund ta gjeni duke shkuar në Settings – About – Serial Number

Pasi të vendosni numrin serial klikoni Submit

Nëse iPhone 11 juaj nuk është pjesë e programit, atëherë është prodhuar jashtë periudhës së lartpërmendur dhe nuk ka probleme me ekranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat