iOS 14.2 turbullon baterinë e modeleve e vjetra të iPhone

Mobile

iOS 14.2 turbullon baterinë e modeleve e vjetra të iPhone

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:00
iOS 14.2

Përdorues të shumtë në forumet e zhvilluesve të Apple dhe Reddit kanë raportuar se iOS 14.2 po shkakton probleme me baterinë.

Disa prej simptomave të problemit janë shkarkim i menjëhershëm i baterisë dhe vonesë më të lartë në karikimin e saj. Disa përdorues thanë se humbën 50% të baterisë në 30 minuta.

Mesa duket problemi ka të bëjë me softuerin sepse shumë përdorues thonë se bateria qëndron në nivel të larta përpara se të bjerë me shpejtësi. Gjithashtu pas rindezjes bateria rifiton papritmas një pjesë të jetëgjatësisë.

Modelet e prekura të iPhone janë të gjitha të vjetra si iPhone XS, iPhone 7, iPhone 6S dhe gjenerata e parë e iPhone SE. iOS 14.2 dhe iPadOS 14.2 mbërritën vetëm dy javë pas iOS 14.1 dhe iPadOS 14.1 dhe është përditësimi i dytë madhor i platformës.

Me këtë përditësim vinin disa emoji të rinj, intercom, karikim i përmirësuar i AirPods, njohja njerëzve nga kamera dhe sfonde të reja. Nuk ka raportime se problemet me baterinë janë adresuar nga iOS 14.2.1.

Duke qenë se betat publike të iOS 14.3 dhe iPadOS 14.3 janë lëshuar, mbërritja e versioni final është pranë duke rritur shpresa e përdoruesve për një zgjidhje të shpejtë të problemit. Sakaq ata që nuk kanë kaluar në iOS 14.2 ende dhe kanë modele të vjetra të iPhone, inkurajojmë mos instalimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat