30 aplikacionet që duhet të fshini nga iPhone juaj

Mobile

30 aplikacionet që duhet të fshini nga iPhone juaj

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
iPhone

iPhone është një nga smartfonët më të njohur në botë, por një raport i ri mund t’ju bëjë të rishikoni aplikacionet që keni instaluar.

Studiuesit nga Sophos Labs po nxisin përdoruesit e iPhone të fshijnë 30 aplikacione, të cilat mund t’i zhvasin. Këto aplikacione përdorin “fleeceware”, një teknologji që paguan abonime të shtrenjta për përdoruesit, të cilët nuk janë në dijeni.

Në një blog në lidhje me zbulimet, Sophos shpjegoi: “Në këtë raund të fundit të studimit, kemi zbuluar më shumë se 30 aplikacione, të cilat i konsiderojmë “fleeceware” në App Store. Shumë prej këtyre aplikacione mund të tarifojnë shifra si 30 Dollarë në muaj ose 9 Dollarë në javë, pas një periudhe prove 3 deri në 7 ditë. Nëse dikush do të vazhdonte ta paguante abonimin për një vit, do të kushtonte përafërsisht 360 Dollarë ose 468 Dollarë për një aplikacion”.

Shumica e aplikacioneve të identifikuara nga studiuesit janë për përpunimin e fotografive, horoskopin, parashikimin e së ardhmes, filtra për fytyrën, skanimin e barkodeve etj.

Pavarësisht faktit që shumica e tyre janë reklamuar në App Store si falas, u zbulua se i ngarkonin përdoruesve tarifa të mëdha. Këto aplikacione fillimisht paraqesin njoftimin për provë falas (free trial), por përdoruesi duhet të vendosë detajet e kartës së tij. Në disa raste, shumica e karakteristikave të dobishme të aplikacionit do të përdoren vetëm nëse abonoheni.

Ndërsa studiuesit janë përqëndruar te aplikacionet e iOS në këtë studim, ata paralajmërojnë se shumë aplikacione të ngjashme me “fleeceware” janë të pranishme edhe në Google Play Store.

Studiuesit i kërkojnë publikut të tregohen vigjilentë ndaj aplikacioneve që instalojnë në celularët e tyre.

Por cilat janë këto aplikacione?

Seer App:Face, Horoscope, Palm

Selfie Art – Photo Editor

Palmistry Decoder

Lucky Life – Future Seer

Life Palmistry – AI Palm & Tag

Picsjoy-Cartoon Effect Editor

Aging seer – Faceapp,Horoscope

Face Aging Scan-AI Age Camera

Face Reader – Horoscope Secret

Horoscope Secret

CIAO – Live Video Chat

Astro Time & Daily Horoscope

Video Recorder / Reaction

Crazy Helium Funny Face Editor

Banuba: Face Filters & Effects

QR Code Reader – Scanner

QR Code Reader & Barcode PRO

Max Volume Booster

Face Reading – Horoscope 2020

Forecast Master 2019

mSpy Lite Phone Family Tracker

Fortunescope: Palm Reader 2019

Zodiac Master Plus – Palm Scan

WonderKey-Cartoon Avatar Maker

Avatar Creator – Cartoon Emoji

iMoji – Cartoon Avatar Emojis

Life Insight-Palm & Animal Face

Curiosity Lab-Fun Encyclopedia

Quick Art: 1-Tap Photo Editor

Nëse keni një nga këto aplikacione në iPhone-n tuaj dhe doni të ndërprisni abonimin,duhet të veproni si më poshtë:

Hapni parametrat e aplikacionit (Settings)

Shkruani emrin tuaj dhe klikoni abonimin (Subscriptions)

Klikoni abonimin që doni të ndryshoni

Zgjidhni një opsion tjetër abonimi ose shtypni anulimin e abonimit (Cancel Subscription). Nëse nuk e shihni këtë opsion, atëherë abonimi është anuluar dhe nuk do të rinovohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat