Apple zhvillon teknologjinë e vet celulare

Mobile

Apple zhvillon teknologjinë e vet celulare

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Apple ka filluar të zhvillojë teknologjinë e vet celulare zbuluan ekzekutivët e kompanisë. Gjiganti i teknologjisë aktualisht përdor modemët celularë të Qualcomm për pajisjet që prodhon përfshirë iPhone 12.

Gjiganti i iPhone dhe prodhuesi i çipeve nënshkruan një marrëveshje 6 vjeçare pasi hoqën dorë nga një betejë ligjore patentash vitin e kaluar. Zhvillimi i një modemi celular nga Apple nuk përbën çudi.

Kompania bleu pjesën më të madhe të biznesit të modemëve Intel për 1 miliardë dollarë në 2019-ën ndërsa prodhuesi i çipeve u tërhoq nga planet për krijimin e një modemi 5G për smartfonëve.

Bloomberg raporton se Apple ka punësuar inxhinierë që kanë punuar në Qualcomm. Gjithashtu kompania prej vitesh është përpjekur të krijojë pavarësi nga furnizues të palëve të treta duke filluar edhe prodhimin e procesorëve të vet.

Apple prezantoi procesorin M1 me modelet e reja MacBook Pro, MacBook Air dhe Mac mini dhe shihet si një goditje e rëndë ndaj Intel dhe Quacomm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat