Kur do të prezantojë Apple iPhone 13

Mobile

Kur do të prezantojë Apple iPhone 13

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
iPhone 13

Që prej 2011, viti kur Tim Cook u emërua CEO i Apple, iPhone rinj zakonisht kanë mbërritur në Shtator. Për fat jo të mirë kjo axhendë ndryshoi në 2020 dhe iPhone 12 dhe 12 Pro u prezantuan në Tetor dhe në shitje drejt fundit të muajit.

Kjo erdhi si rezultat i pandemisë së Covid-19 por normaliteti i ri ka filluar të bëhet normal edhe për gjigantin e iPhone.

Sipas analistit të mirënjohur të kompanisë Ming-Chi Kuo, iPhone 12 do të jetë e disponueshme në Shtator të 2021, axhendën normale të Apple.

Nuk është e qartë se ku bazohet Kuo në këtë parashikim por ai është shumë i saktë me informacionet që ndan. Ai me sukses kishte raportuar i pari për shtyrjen e debutimit të iPhone.

Shtatori është shumë i rëndësishëm për Apple dhe muaji më fitimprurës për kompaninë. Nëse kompania humbet një muaj nga debutimi i zakonshëm, rrezikon të humbasë të ardhura dhe fitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat