Samsung paralajmëron ndryshimin më drastik me Galaxy S21

Mobile

Samsung paralajmëron ndryshimin më drastik me Galaxy S21

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Galaxy S21

Presidenti i Samsung dha disa informacione shumë të rëndësishme që flasin për të ardhmen e kompanisë dhe përveç se premtoi modele të reja smartfonësh me ekrane që palosen, ai konfirmoi edhe aktivitetin e Janarit.

Është pikërisht ky aktivitet që do të shohë prezantimin e Galaxy S21 megjithatë lajmi më i rëndësishëm i ditës nuk është ky. Flagshipët e ardhshëm të kompanisë do të kenë mbështetje për S-Pen.

Kjo manovër do të impaktin më të lartë tek konsumatorët të cilët tani do të mendohen dyherë përpara se të blejnë një Galaxy Note.

Por Samsung i duhet të gjejë një mënyrë se ku do të mbahet lapsi Stylus në smartfon. S-Pen do të vijë edhe në modelet Galaxy Z dhe Z Fold.

Së fundi presidenti TM Roh premtoi më shumë vëmendje tek fuqia fotografike e smartfonëve. Gjithashtu teknologjia UWB e shfrytëzuar prej kohësh nga Apple do të zgjerohet tek smartfonët Samsung duke premtuar që përdoruesit të kyçen në makinën e tyre me smartfon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat