iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

Mobile

iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
iPhone 12

Brenda 14 ditëve nga lansimi i tij, iPhone 12 u bë telefoni më i shitur 5G në treg, duke tejkaluar shpejt ofertat nga konkurrentët si Samsung dhe Huawei.

Counterpoint Research raporton se, pavarësisht se u lansua vetëm në mes të tetorit, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro morën dy vendet e para për shitje atë muaj.

iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro së bashku përbënin gati një të katërtën e të gjitha shitjeve të telefonave për muajin përkatēs.

Çdo aspekt i ciklit të lansimit të iPhone 12 – nga planifikimi te prodhimi deri në datën e lansimit – është ndikuar nga pandemia e vazhdueshme. Me përjashtim të numrave të saj të shitjeve që janë të frikshëm, në kuptimin më pozitiv të fjalës.

iPhone 12 është shitur mirë në të gjithë botën, pavarësisht niveleve rekorde të papunësisë dhe kolapsit të përgjithshëm ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat