Një iPhone i ri për ata që kanë pak para

Mobile

Një iPhone i ri për ata që kanë pak para

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Apple mund të hedhë së shpejti në treg një iPhone të lirë dhe të vogël të ndërtuar posaçërisht për fansat me buxhet të ulët.

ersioni i këtij viti i iPhone SE mund të dalë pas disa muajsh sipas disa burimeve për mediat britanike.

Modelet më të shitura të iPhone-t janë të mëdha dhe më të shtrenjta e kushtojnë deri në 1500 Dollarë. Aktualisht nuk kanë dalë shumë detaje në lidhje me modelin e ri që pritet të dalë.

IPhone i parë SE doli në vitin 2016 dhe pati një impakt të menjëhershëm. Celulari ka përmasa 4 inch. Megjithatë flitet se versioni i këtij viti do të ketë disa përmirësime. Kjo sa i përket edhe procesorit A14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat