Linja Samsung Galaxy S21 ka surpriza të ëmbla dhe të hidhura

Mobile

Linja Samsung Galaxy S21 ka surpriza të ëmbla dhe të hidhura

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Samsung nuk harxhoi kohë duke pritur Kongresin Mobil Botëror këtë vit i cili është shtyrë me 6 muaj dhe vendosi të sjellë flagshipët e vitit në evenimentin vjetor të CES.

Zakonisht flasim për çmimin në fund po kësaj here ja vlen të zbulohet i pari. Samsung prezantoi sot tre modelet e reja: S21, S21 Plus dhe S21 Ultra.

Çmimet e tyre fillojnë nga 799 dollarë, 999 dollarë dhe 1,119 dollarë respektivisht duke shënuar një rënie të konsiderueshme nga 999 dollarë, 1,199 dhe 1,399 dollarë që ishin flagshipët e vitit të kaluar respektivisht.

Edhe pse çmimet përsëri janë të larta, këtu kemi të bëjmë me një reduktim prej 200 dollarësh.

Lëvizja e çmimit nuk është e pa arsyeshme. Shitjet e smartfonëve kanë qenë në rënie edhe përpara pandemisë e cila vetëm sa e agravoi më tutje.

Sigurisht titulli kryesor i lajmeve vitin e kaluar ishte 5G dhe justifikimi kryesor për rritjen e çmimit por tani kjo teknologji po shndërrohet në standard.

Modeli S21 Ultra ka diçka që e dallon nga modelet e tjera por nga ana tjetër eliminon diferencat me linjën Galaxy Note. Besojmë se e kuptuam për çfarë e kemi fjalën, smartfoni vjen me laps Stylus. S-Pen ka qenë gjithnjë faktor dallues me linjës Galaxy S dhe Note.

Të gjitha modelet marrin teknologjinë ultra-wideband e cila mundtë përdoret për të hapur dyert e makinave apo gjetur sendet e humbura.

Vizualisht ndryshimi më i madh është tek moduli i kamerave. Një kontur i ri që rrethon sistemin e kamerave shkon drejt një dizajni industrial. Smartfonët nuk kanë opsionin për zgjerimin e memories me kartat SD dhe lajmi i madh nuk kanë as karikuesin në kuti.

Ishte pikërisht kjo arsye që shikoi kompaninë të bënte reklama tallëse në drejtim të Apple kur ky i fundit bëri të njëjtën gjë.

Po kamerat? S21 dhe S21+ kanë një kamër 12-megapiksel ultrawide, një kamër standarde 12-megapiksel wide dhe një kamër telefoto 64-megapiksel telefoto 30x.

Modeli ultra vjen me kamër 12-megapiksel ultrawide, 108-megapiksel kamër standarde wide dhe dy kamera telefoto me zmadhim optik 3x dhe 10x. Ky i fundit ka përmirësuar realizimin e fotove në dritë të pakët.

Është përmirësuar stabilizimi optik, përdoruesit mund të shkëpusin foto të cilësisë së lartë nga regjistrimi 8K dhe një modalitet i ri “Vlogger view” që regjistron me dy kamerat në të njëjtën kohë, para dhe pas.

Ekranet kanë madhësi 6.1-inç për S21, 6.7-inç për S21 Plus dhe 6.8-inç për S21 Ultra. Të gjithë karakterizohen nga frekuenca e rifreskimit prej 120Hz.

Në SHBA smartfonët kanë procesorin Snapdragon 888 ndërsa në Evropë dhe ndërkombëtarisht procesorin Exynos. S21 dhe S21+ fillojnë nga 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa Ultra nga 12GB RAM dhe 256GB memorie. Bateritë kanë madhësi 4000, 4800 dhe 5000 mAh respektivisht. Shitjet fillojnë nga data 29 Janar ndërsa porositë janë të hapura nga dita e sotme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat