Apple paralajmëron doktorët në lidhje me iPhone 12

Mobile

Apple paralajmëron doktorët në lidhje me iPhone 12

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:28
Apple

Mbase nuk keni pse ti thoni dikujt se magnetet dhe pajisje e shpëtimit të jetës duhet të mbahen larg iPhone por Apple kërkon ta bëjë të qartë këtë.

Apple ka përditësuar dokumentet e mbështetjes dhe thotë se iPhone 12 dhe aksesorët MagSafe nuk duhet të mbahen pranë defibrilatorëve, stimuluesve kardiakë dhe implanteve të tjera të cilat reagojnë ndaj magneteve dhe valëve.

Duhet ta mbani të paktën 15cm larg ose të paktën 30 cm në rast se po e karikoni me teknologjinë wireless. Paralajmërimi erdhi pasi doktorët raportuan se iPhone e rinj mund të interferojnë me këto pajisje. Në një testim ata gjetën se iPhone 12 kishte nxjerrë nga funksioni një defibrilator.

Por nëse mbani iPhone në xhep nuk ka për të qenë problem. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat