Galaxy S21 Ultra ka diçka që dy modeleve të tjera Galaxy S21 ju mungon

Mobile

Galaxy S21 Ultra ka diçka që dy modeleve të tjera Galaxy S21 ju mungon

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:37
Galaxy S21 Ultra

Samsung kishte shumë për të thënë gjatë prezantimit të Galaxy S21 dhe S21 Ultra. Megjithatë harroi të përmendte një detaj shumë të rëndësishëm, ekranin e ri OLED i cili konsumon më pak energji se gjenerata e kaluar.

Këtë lajm në fakt kompania e dha përmes një njoftimi për shtyp në Galaxy S21 Ultra dhe pritet ndikojë ndjeshëm në konsumin e baterisë. Samsung thotë se teknologjia e re OLED redukton konsumin me 16% duke bërë një diferencë.

Duke shkuar më tutje Samsung thotë se paneli ri ka shkëlqim më të lartë. Nëse ajo çfarë Samsung premton është e vërtetë, atëherë ja vlen shpenzimi i parave ekstra në Galaxy S21 Ultra.

Ky smartfon është produkti i parë që vjen me këtë teknologji konfirmoi edhe Samsung Display.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat