Huawei mohon se po del nga biznesi i telefonave

Mobile

Huawei mohon se po del nga biznesi i telefonave

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Së fundmi është përfolur shumë se kompania kineze Huawei po mendon të shesë markat e saj të telefonave të lirë, sikurse Honor dhe Mate. Mirëpo, këto raportime me sa duken nuk janë të sakta.

Në një email për Light Reading, Huawei mohoi ato që i quajti këto “thashetheme të pabazuara që qarkullojnë në lidhje me shitjen e mundshme të markave tona kryesore të telefonave. Nuk ka asnjë bazë për këto thashetheme. Huawei nuk ka një plan të tillë”, thotë zëdhënësi i Huawei.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në biznesin tonë të telefonave dhe do të vazhdojmë të ofrojmë produkte dhe përvoja udhëheqëse në botë për konsumatorë tanë,” shton zëdhënësi i kompanisë në përgjigjen e dhënë.

Për disa momente, përkatësisht nga prilli deri në qershor 2020, Huawei kishte depërtuar dhe rankohej siprodhuesi më i madh i telefonave në botë, duke shitur mbi 55.8 milion njësi të telefonave.

Ndërkohë kampioni shumëvjeçar, Samsung, prodhuesi më i madh nga Korea e Jugut, rrëshqiti në vendin e dytë, duke shitur 53.7 milion njësi në tremujorin e dytë, sipas llogaritjes së Canalys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat